E-Diaspora
Itali: Akuzohen dy persona për mashtrim me fëmijë shqiptarë
Dy persona janë nën gjykim nga Gjykata e Romës nën akuzën e mashtrimit. Ata shfrytëzonin uljet dhe promocionet që kompanitë ajrore bënin për punonjësit, për të dërguar nga Tirana në Romë rreth 20 fëmijë shqiptarë, duke u kërkuar familjeve të tyre shuma që sillen nga 700 deri në 1000 euro. Kjo gjë ka ndodhur mes viteve 2014 dhe 2016, transmeton Opinion.al.
“Romait.it” shkruan se prindërit shqiptarë i dërgonin fëmijët e tyre në Itali për një jetë më të mirë, ndërsa Bashkia e Romës i ka pritur si fëmijë të braktisur, përcjell albinfo.ch.
Sipas organit të akuzës, fëmijët shkonin në Itali me bileta falas.
Dy të akuzuarit kërkonin ndihmën e Shërbimeve Sociale në Romë për t’u siguruar fëmijëve strehim në shtëpitë sociale, megjithëse ata kishin kujdesin e prindërve në Shqipëri.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













