E-Diaspora
Dy shqiptarë dyshohen për ngacmim seksual në karnaval
Dy personat të cilësuar si shqiptarë e kishin ngacmuar seksualisht një 23 vjeçare. Megjithatë, ajo ka arritur të ikë. Të dy personat kishin ikur drejt stacionit të trenave
Një 23-vjeçare nga Goch ka lajmëruar policinë për ngacmim seksuale nga dy persona, shkruan “rp-online.de”.
Ajo ishte së bashku me të dashurin e saj në karnavalin e qytetit, dhe nga rrëmuja kishte humbur atë dhe filloi ta kërkojë. Në rrugën e quajtur Bruckenstrasse ajo pyeti dy persona nëse e kishin parë atë, përcjell albinfo.ch.
Por, pasi kishin filluar të bisedojnë, dy personat të cilësuar si shqiptarë e kishin ngacmuar atë seksualisht, megjithatë, ajo ka arritur të ikë. Të dy personat kishin ikur drejt stacionit të trenave.
Ata janë mes 20 dhe 30 vjet, njëri rreth 1.80 tjetri rreth 1.65 m i gjatë, të hollë dhe kishin sy të errët. Gjithashtu ishin të veshur në të zeza.
Policia gjermane ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për t’i kapur dy personat që kishin ikur.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës Viti i ri sjell një mori ndryshimesh në Zvicër, duke përfshirë prime më të larta të... -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore











