Shkurt.ch
Dy shqiptarë “engjëj shpëtimtarë”: Shpëtojnë foshnjën nga goditja e trenit
Senat Iseni ddhe Fatmir Bardh Haziri bëhen "heronj të ditës" në Cyrih. Ata shpëtojnë një foshnjë e cila e karrocën e saj kishte rënë në binarë, ndërkohë që tren po vinte me të shpejtë drejt saj.
Sërish shqiptarët bëhen “engjëj shpëtimtarë”, duke rrezikuar jetët e tyre për të shpëtuar një jetë të njeriut tjetër. Senat Iseni, nga Shkupi punon si shef në një kiosk pjekurinash në Stacionin Hekurudhor Stadelhofen të Cyrihut. Paraditen e djeshme ai ka dëgjuar një zë të tmershëm nga binarët aty afër. “Kur dola, pashë një karrocë fëmijësh mbi binarë, e në të ishte një foshnjë katërmuajshe”, shkruan blick.ch.
Në të njëjtën kohë aty pranë qëllon edhe shqiptari tjetër, Fatmir Bardh Haziri. Ai ka po këtë rrëfim për albinfo.ch
Iseni nuk ngurron asnjë sekondë dhe vrapon së bashku me dy punëtorë të tij drejt shinave. “Kanë qenë gjithsej 8 persona që kanë vrapuar për të ndihmuar. Jam befasuar me guximin qytetar të treguar”. Në veçanti atij i ka lënë përshtypje një ish kontrollues biletash i cili ka reaguar fuqimisht. albinfo.ch merr vesh se bëhet fjalë për shqiptarin tjetër, Fatmir Bardh Hazirin nga Gjilani. I kontaktuar nga ne, Fatmiri e vërteton rrjedhën e ngjarjes.
“Unë kam zbritur poshtë te binarët e pastaj më është bashkuar edhe nëna e foshnjës”, thotë Fatmiri.
Ata kanë ngritur së bashku karrocën. Unë kam qëndruar lart në kënd dhe e kam tërhequr karrocën”, thotë Senati. Nuk kalon asnjë minut derisa një tren kalon mbi binarët ku ishte karroca. Aty kishte ngelur një mbulesë e foshnjës. Vet foshnja ka shpëtuar pa u lënduar.
Senat Iseni është i njohur edhe për raste tjera shpëtimi. Brenda dhjetë viteve sa punon këtu ai ka shpëtuar në tri raste jetë njerëzish. Në vitin 2014 Senati ka qenë në rrethin e ngushtë për të fituar çmimin “Prix Courage”, që jepet në nivel të Zvicrës për personat që kanë treguar guxim qytetar.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











