Lajme
Dy të vdekur dhe katër të plagosur rëndë nga rrëzimi i skeleve në Lozanë
Në total, rreth dymbëdhjetë persona janë plagosur, thotë një zëdhënës i policisë kantonale të Vaud në vendin e aksidentit. Bilanci nuk është ende përfundimtar
Dy persona vdiqën pas shembjes së pjesshme të një skeleje ndërtimi në Prilly, afër Lozanës ( VD). Të paktën katër persona janë plagosur rëndë dhe disa të tjerë kanë pësuar lëndime mesatare dhe të lehta, transmeton albinfo.ch
Në total, rreth dymbëdhjetë persona janë plagosur, thotë një zëdhënës i policisë kantonale të Vaud në vendin e aksidentit. Bilanci nuk është ende përfundimtar.
Aksidenti ndodhi në kantierin “Malley Phare” në Prilly VD, në perëndim të Lozanës. Ky projekt ndërtimi synon të shtojë një ndërtesë të lartë prej druri në pjesën perëndimore të qendrës tregtare Malley Lumières, shkruan srf.ch. Në total, ndërtesa është 19 kate ose pothuajse 60 metra e lartë, tha zëdhënësi i policisë. Policia ka rrethuar një zonë të madhe rreth objektit.
Disa dëshmitarë i thanë agjencisë së lajmeve Keystone-SDA se një ashensor i materialit ndërtimor ka rënë dhe ka rrëzuar të gjitha skelet në anën veriore të ndërtesës. Autoritetet nuk kanë dhënë ende asnjë informacion për shkakun apo rrjedhën e saktë të aksidentit.
Vendi i ndërtimit ndodhet pranë Vaudoise Arena, stadiumi i HC Lozanne, i cili ishte i mbyllur për publikun, përcjell albinfo.ch. Në vend të kësaj, aty u trajtuan të lënduar dhe persona që kishin pësuar tronditje.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











