Kosova
Dy tërmete në Kosovë, janë ndier edhe në Maqedoninë e Veriut
Në Kosovë mbrëmë janë regjistruar dy tërmete, të cilët sipas dëshmive të qytetarëve në rrjetet sociale, janë ndier edhe në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në Tetovë, Gostivar dhe Shkup, transmeton Portalb.mk.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC), tërmeti i parë, me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter, ka ndodhur në orën 1:46 të mëngjesit me orën lokale. Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra nga Prizreni, në thellësi 10 kilometra dhe rreth 74 kilometra në perëndim të Shkupit.
Tërmeti i dytë me magnitudë 3.2 ballë është regjistruar në orën 03:59. Epiqendra e tërmetit ka qenë 19 kilometra nga Prizreni dhe 7 kilometra nga Dragashi, në një thellësi prej 11 kilometrash.
Ndonëse tërmetet ishin të fuqisë mesatare, lëkundjet i kanë ndier qytetarët në rajonin e Tetovës, Gostivarit dhe Shkupit.
Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale apo persona të lënduar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen










