Lajme
Dy valixhe “të dyshimta” bllokojnë stacionin e trenit në Lozanë
Në ndërkohë, forcat speciale kanë ekzaminuar dy valixhet dhe kanë dhënë sqarimin: Në to kishte vetëm veshmbathje
Policia hekurudhore ka zbuluar në orët e mesditës dy valixhe të dyshimta në një platformë në stacionin e trenit në Lozanë. Një zëdhënës i Policisë Kantonale në Vaud, ka konfirmuar angazhimin e një skuadre të deminimit lidhur me këtë rast, shkruan 20minuten.ch. p
Për pasojë, të gjitha lidhjet e trenave ishin ndërprerë. Ata që donin të udhëtonin në Gjenevë dhe Morges në Bernë, Lucern ose Cyrih, janë detyruar të kalonin përmes Biel-it, transmeton albinfo.ch. Udhëtarët për në Freiburg u desh të devijonin përmes Yverdon-les-Bains.
Stacioni ka qenë bosh dhe të gjitha dyqanet kanë qenë të mbyllura.
Në ndërkohë, forcat speciale kanë ekzaminuar dy valixhet dhe kanë dhënë sqarimin: Në dy valixhet e dyshimta kishte vetëm veshmbathje.
Stacioni i trenit në Lozanë u hap për publikun përsëri nga policia në orën 15:20 pasdite. Prishja e rrjetit SBB është normalizuar përsëri gjatë pasdites.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres














