E-Diaspora
Dy vogëlushët shqiptarë po vuajnë mungesën e babait të vrarë
Një vajzë tetëvjeçare dhe një djalosh katërvjeçar, tashmë po vuajnë për babanë e tyre pas një përleshje vdekjeprurëse në një shisha bar të Austrisë, ku u vra prindi i tyre. Ai do të duhet të varroset në Maqedoni, shkruan "Heute", përcjell Albinfo.ch
Një përleshje e ashpër masive në shisha barin “Weelax” në Regau (rrethina Vöcklabruck) Besar N. nga Maqedonia (29) i ka kushtuar me jetë. Informacionet e para tregojnë se një plagë me thikë mund të ketë çuar në vdekjen e shqiptarit 29-vjeçar.
Veçanërisht tragjike: Përmes një të afërmi, mediat austriake mësojnë se viktima la pas gruan dhe dy fëmijë të vegjël, përcjell Albinfo.ch. Një vajzë tetëvjeçare dhe një djalosh katërvjeçar tani po vuajnë mungesën e babait të tyre.
Policia ende po përpiqet të ndriçojë shkaqet e kësaj vrasje misterioze, që dyshohet se ka ndodhur pas grindjeve familjare. Sipas thashethemeve të ndryshme, në mesin e sulmuesve dyshohet se kanë qenë dy shqiptarë.
Siç është raportuar më parë, një thikë është gjetur nën një veturë jashtë lokalit, përcjell Albinfo.ch.
Por, dyshohet se ajo nuk është arma me të cilën është kryer krimi. Sipas prokurorit Christian Hubmer, në lojë mund të ketë qenë disa thika. Të dielën, dy prej pjesëmarrësve janë paraburgosur.
Sikurse ka pohuar Walid H., pronar i lokalit në fjalë, ai kurrë nuk i kishte parë më parë në restorantin e tij pjesëmarrësit e zënkës. Dhe me të vërtetë: Sipas një mikut të tij, viktima Besar N. thuhet të ketë qenë për herë të parë në këtë restorant.
Prindërit e viktimës ende jetojnë në Maqedoni. Viktima 29-vjeçare, i cili u me vëllain e tij po menaxhonte një kompani në Attnang-Puchheim, do të varroset atje.
Megjithatë, hetimet policore po vazhdojnë me intensitet të plotë. Të hënën, priten rezultatet e autopsisë dhe shkaku i saktë i vdekjes së tij.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














