Maqedonia
“Dyert janë të hapura, ju e keni çelësin”
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, qëndroi në Shkup, për të mbështetur referendumin e 30 shtatorit. Ajo tha se qytetarët e Maqedonisë kanë një rast historik që nuk duhet humbur.
Zonja Mogherini përcolli mesazhin e Bashkimit Evropian që thotë: “Dyert e BE-së janë të hapura për ju, sepse e dimë se së bashku mund të arrijmë shumë”.
“Dyert tona janë të hapura. Ju e mbani çelësin. Ana jonë është e përcaktuar dhe le të bëjmë që ky zotim të funksionojë”, tha zonja Mogherini, duke shtuar se “ju keni një rast historik në duart tuaja”, raporton “Zëri i Amerikës”.
“Këto, nuk janë zgjedhje dhe nuk bëhet fjalë për politikë. Duhet të siguroheni se kur të zgjoheni më 1 tetor do të bëheni krenarë për zgjedhjen që keni bërë për shtetin tuaj, për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj. Nuk do të ketë pendim”, tha shefja e BE-së Mogherini, duke theksuar se votuesit e mbajnë në duart e tyre çelësin e të ardhmes së vendit të tyre, përcjell albinfo.ch.
“Çelësi është në duart tuaja dhe askush tjetër nuk mund ta bëjë atë për ju. Dhe nuk do të mund të rrini të heshtur dhe ta humbisni shansin për të shprehur vullnetin tuaj se çfarë ardhmërie dëshironi për vendin tuaj”, u shpreh Mogherini gjatë një vizite që i bëri çarshisë së Shkupit së bashku me kryeministrin Zoran Zaev.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












