Shkurt.ch
E gjithë bota dëshiron të shpërngulet në fshatin që “ofron 70 mijë franga”
Por, të huajt që mund të merren në konsiderim, duhet të kenë lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër, vizën C, të dëshmojnë posedimin e një projekti ndërtimor që i plotëson kushtet dhe të investojnë aty së paku 200 mijë franga
Lajmi i publikuar para pak ditësh në mediet zvicerane për „ofertën zemërgjerë“ që fshati Albinen në Kantonin Valis ua drejton atyre që duan të vendosen në këtë fshat, ka pushtuar gjithë botën, me fuqinë e ortekut. Kështu, fshati i vogël malor është vërshuar nga kërkesat e të huajve nga çdo skaj i botës: të gjithë duan të bëhen banorë të tij, shkruan 20minuten.ch. Sigurisht, me synimin për të përfituar 70 mijë frangat, sa ofronte Albinen për një familje mesatare.
Por, komunarët e Albinenit tash duket të jenë penduar për hapin e bërë. Ata ndjehen përnjëherë të stërngarkuar nga kërkesat, transmeton albinfo.ch. Një pjesë të fajit për këtë vërshim të papritur të atyre që duan të bëhen banorë të fshatit malor, sipas tyre, e kanë mediet. Ato, në mjaft raste, janë përqendruar vetëm në pjesën joshëse të lajmit dhe nuk janë thelluar në „njëqind“ kushtet të cilat duhet plotësuar për t`u bërë banorë të fshatit.
Këtë lajm e kishin marrë dhe transmetuar medie të shumta nga Brazili, nga Meksika, Kina, Vietnami e Indonezia, e të mos flasim për ato nga Ballkani dhe pjesa tjetër e Evropës.
„Nga të gjithë ata që janë paraqitur në komunën Albinen, në rastin më të mirë vetëm një në njëqind mund të merren seriozisht si aplikues“, thonë në komunë, transmeton albinfo.ch. Por, të zhgënjyer do të ndahen e gjithë ajo mori e njerëzve nga shumë evnde të botës të cilët ia kanë mësyrë fshatit me qëllimin e vetëm për të përfituar. Kjo në radhë të parë për faktin se të huajt që mund të merren në konsiderim, duhet të kenë lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër, vizën C.
Dhe jo vetëm kaq.
Nga oferta mund të përfitojnë vetëm ata që mund të dëshmojnë posedimin e një projekti ndërtimor që i plotëson kushtet ose ndonjë kontratë të certifikuar blerjeje në këtë fshat si dhe të dëshmojnë se mund të investojnë aty së paku 200 mijë franga, përcjell albinfo.ch. Vazhdojmë më tutje: shumën e famshme prej 70 mijë frangash duhet t`ia kthejnë mbrapsht komunës të gjithë ata përfitues që duan të braktisin fshatin pa i mbushur 10 vjet qëndrimi në të.
Por… ka edhe më: As për ata që i plotësojnë të gjitha këto kushte, ende asgjë nuk është e sigurt: sepse do të jetë Asambleja e Qytetarëve të Komunës ajo e cila të enjten që vjen do të vendosë për «Iniciativën për një stiumulim aktiv të ndërtimit banesor», e cila përfshin në vete ofertën tashmë famoze të 70 mijë frangave…
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












