Kosova
Shqiptarja 9 vjeçe me ekipin e saj, në vend të parë në garat e vallëzimit “DO show dance”
Luana Berisha, është vetëm 9 vjeçe, e sukseset e saj në vallëzim nuk kanë të ndalur.
Garat e fundit ku ajo shkëlqeu së bashku me ekipin e saj, ku edhe zunë vendin e parë, ishin garat Evropiane IDO show dance, të mbajtura në Slloveni nga 9 deri më 12 nëntor 2023, përcjell albinfo.ch.
Luana së bashku me prindërit jeton në Sllovaki, ku përpos shkollës së rregullt, ndjek edhe shkollën e gjimnastikës moderne dhe të vallëzimit, në klubet Danubia dhe Hallo, Hallo, të Bratisllavës.
Ky sukses nuk është i pari për Luanën, e sigurisht nuk do të jetë as i fundit, duke e parë talentin e saj në këtë disiplinë të vallëzimit dhe në gjimnastikë moderne.
Me ekipin e saj, në Reisa të Gjermanisë, më 2022 kanë fituar vendin e katërt në garat botërore. Pastaj në Hungari, gjithashtu më 2022, vendin e parë në gjimnastikë moderne.
Luana e vogël duket se e ka trashëguar talentin nga xhaxhai Genci (Genc Berisha), që po ashtu është kampion në vallëzim, ku përpos medaljeve të pafund, në vitin 2020, në Sllovaki, mori çmimin valltari më i mirë në 10 vjet.
Çdoherë u gëzohemi sukseseve të të rinjve tanë, e posaçërisht kur arrijnë majat, e Luana e vogël shpresojmë dhe besojmë se një ditë do të bëhet valltare me renome botërore.
Në vijim ju përcjellim disa foto të Luanës nga garat e vallëzimit:
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit










