E shkeli Enisin me makinë dhe e la të gjakosur në rrugë!
“Të lësh fëmijën të përgjakur në rrugë, është vepër që duhet të dënohet”, thotë babai i Enisit, Nexhat K.
„Më la të shtrirë e të gjakosur si kafshën”, shfryen mllefin Enisi 14 vjeçar, i shtrirë në spital, me një plagë të thellë në kofshë. Mllefi i tij ka të bëjë me ngasësen e makinës e cila e kishte goditur atë deri sa ishte duke ecur në vendkalimin e këmbësorëve, dhe, thjeshtë, ia kishte “fishkëlluar gomat” makinës, duke ikur nga vendi i ngjarjes. Mbrapa e kishte lënë lënë në skaj të rrugës Enisin të plagosur rëndë nëpër një mot me shi.
Vetëm ti orë më vonë shoferja 22 vjeçe është paraqitur në polici. “Këto tri orë mund t`i sillnin vdekjen Enisit, sikur të mos vinte një infermiere, e cila po vinte me makinë menjëherë pas asaj dhe ta çonte në spital”, thotë kosovari Nexhat K., babai i viktimës.
Për këtë arsye ai ka vendosur që të ngrejë padi kundër shkaktares së fatkeqësisë së të birit, shkruan portali i gazetës blick.
Nexhati sqaron më tutje se në një rast të mëhershëm, kur një grua e moshuar ia kishte shkelur djalin tjetër, më të vogël, ai nuk kishte ngritur padi, sepse zonja e kishte ndalur makinën dhe ishte kujdesur për djalin. Ndërsa kësaj here ai nuk do t`ia falë. “Të lësh fëmijën të gjakosur në rrugë, është vepër që duhet të dënohet”, thotë ai.
Ndërkaq, Enisi, i shtruar në spital ende nuk e ka të qartë: “Përse nuk u ndal!? Është e qartë që ajo e ka vërejtur se më kishte shkelur!. Më ka lënë të shtrirë në rrugë sikur të isha një kafshë. Kjo është çnjerëzore”.
Enis K. është shtruar në spitalin e Dietikonit ku po shëron plagën e gjatë 15 cm dhe të thellë 5 cm në kofshën e djathtë.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












