Jeta në Zvicër
BE e vendos Zvicrën në “Listën gri” për shkak të praktikave të shmangies së tatimeve
Zvicra është zotuar para BE-së se do ta shfuqizojë regjimin që mundëson ikjen nga pagesa e taksave. Mirëpo, me hedhjen poshtë me votën e popullit në referendum të reformës së tatimeve (USR III), në fakt kjo gjë nuk ka ndodhur
Ishte spekuluar prej kohësh rreth rrezikut që Zvicra të futet në të ashtuquajturën “Watch-List” (listë e vëzhgimit) të përpiluar nga BE. Dhe kjo tash ka ndodhur.
Ministrat e financave të vendeve të BE-së kanë përpiluar dy lista me vendet “oaza tatimesh”: njëra është listë “e zezë” dhe tjetra “gri”. Sipas infprmacioneve të para, Zvicra ka zënë vend në “listën gri”, shkruan SDA.
Sipas ministrit francez të financave Bruno Le Maire, në “listën e zezë” janë 17 vende. Këto shtete ose regjione, sipas perspektivës së BE-së nuk kanë bërë mjaft “për të luftuar shmangien e tatimeve”, ka thënë Le Marie për mediet, transmeton albinfo.ch. Në këtë listë mendohet të jenë: Koreja Jugore, Tunizia, Panamaja dhe zona e posaçme ekonomike e Kinës, Macau.
Ndërsa shtetet që bëjnë pjesë në “Listën gri”, të njohur në zhargon si “Watch List”, kanë bërë zotime para BE-së për të bërë ndryshime në praktikat e tyre tatimore.
Në këtë kuptim, Zvicra në vitin 2014 është zotuar se do ta shfuqizojë regjimin që mundëson ikjen nga pagesa e taksave, praktikë kjo e kritikuar nga Brukseli, përcjell albinfo.ch Mirëpo, me hedhjen poshtë me votën e popullit në referendum të reformës së tatimeve (USR III), në fakt kjo gjë nuk ka ndodhur.
BE-ja po punon që nga viti 2016 në përpilimin e një “Liste të zezë”, pas bërjes publike të “Panama Papers”, që demaskuan praktikat e përdorura gjerësisht në gjithë botën, të ikjes nga pagesa e tatimeve (evazioni fiskal).
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët













