Shkurt.ch
E verdha e vesë, e dëmshme sikur duhani
Sipas një studimi kanadez, sikurse duhani, kolesteroli i të verdhës së vesë ka po të njëjtat efekte të dëmshme në enët e gjakut
I pasur në Omega-3, me vitamina dhe antioksidues, e verdha e vesë do t’i kishte të gjitha cilësitë e një ushqimi komplet, sikurse të mos kishte përmbajtje të lartë të kolesterolit. Hulumtime të ndryshme të viteve të fundit kanë pasur për tendencë që ta relativizojnë impaktin e kolesterolit të sjellë nëpërmes ushqimit mbi përqindjen e tij të gjetur në gjak (mëlqia e prodhon pjesën më të madhe).
Mirëpo, siç duket, debati nuk ka përfunduar pasi që një studim kanadez e ka rilansuar një argument shokues: e verdha e vesë është praktikisht po aq e keqe ndaj arterieve sikurse duhani.
Shkencëtarët e kanë vërejtur se krijimi i plaketave të yndyrës, të cilat i mbyllin enët e gjakut dhe të cilat shkaktojnë infarktus të miokardit ose ndonjë aksident vaskular në tru, ka tendencë të shpejtësohet që nga mosha 40-vjeçare te personat të cilët konsumojnë rregulisht të verdhën e vesë, respektivisht tek ata që konsumojnë më shumë se tri herë në javë.
Është fakt se faktorë të tjerë kanë mundur të intervenojnë, sikurse shkalla e aktivitetit fizik e pjesëmarrësve, i cili nuk ka qenë i matur gjatë studimit. Mirëpo për Dr Spence, specialist i parandalimit të aksidenteve kardio-vaskulare, disa persona që janë të prekur nga kolesteroli duhet të kenë kujdes në konsumimin e të verdhës së vesë.
Në Francë rekomandohet ndaj pacientëve me shëndet të rrezikuar të arterieve që të mos i tejkalojnë 2-3 ve në javë dhe ta kufizojnë konsumimin ditor të kolesterolit në 300 miligramë (mg). Nëse një e verdhë e vesë përmban 200 mg kolesterol, duhet pasur kujdes nga produkte ushqimore të tjera, sikurse ëmbëlsirat. Prandaj, gjithmonë duhet lexuar etiketat e produkteve me vëmendje.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026













