Lifestyle
Ed Sheeran rrëmben pozitën e parë, Rita Ora e treta
Sheeran që për “Perfect” bashkëpunoi me Beyoncen, debutoi në vendin e tretë javën e shkuar, ndërsa qysh në javën e dytë del në pozitën e parë duke e hequr nga kreu Camila Cabellon me “Havana"
Këngëtari britanik Ed Sheeran ka kapur pozitën e parë në Toplistën zyrtare britanike me këngën e fundit “Perfect” duke e lënë në pozitën e tretë këngëtaren kosovare, Rita Ora.
Sheeran që për “Perfect” bashkëpunoi me Beyoncen, debutoi në vendin e tretë javën e shkuar, ndërsa qysh në javën e dytë del në pozitën e parë duke e hequr nga kreu Camila Cabellon me “Havana” që tash është e katërta, transmeton Albinfo.ch.
Në vendin e dytë ishte Rita Ora me “Anywhere” por ajo mbetet e treta pas “Dimelo” të Rak-su dhe Wyclef/Naughty Boy.
Ed Sheeran ditë më parë u përzgjodh si këngëtari më i dëgjuar në botë për vitin 2017 në platformën “Spotify”.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit