E-Diaspora
Eda Gemi synon një ulëse në Parlamentin Evropian
Eda Gemi, një emër shumë i njohur për cilindo ka ndjekur qysh në vitet e para emigracionin shqiptar në Greqi, kandidon me Lëvizjen për Ndryshim (KINAL), në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Lajmi është shpërndarë nga vetë partia KINAL, që njofton se zonja Gemi është pritur nga kryetarja e partisë, Fofi Gennimata për të diskutuar rreth kandidaturës.
Në njoftimin e KINAL prezantohet dhe një CV e shkurtër e Eda Gemit, shkruan “tribuna-news.com”.
Eksperte e shkencave politike, e specializuar për çështje të qeverisjes, emigracionit dhe politikave të integrimit, përcjell albinfo.ch.
Pasi ka përfunduar studimet në Universitetin Metropolitan të Londrës, Eda Gemi ka marrë masterin për shkenca politike në Universitetin e Athinës.
Flet greqisht, anglisht dhe italisht, përveç gjuhës amtare shqipe.
Është lektore dhe studiuese në ISR-Institute for Urban and Regional Research (Vienë); EUI- European University Institute (Firence), dhe Universiteti Europian i Tiranës.
Shqiptarët e njohin Eda Gemin si një aktiviste të shquar, studiuese, pedagoge.
Eda Gemi duhet mbështetur nga gjithë shqiptarët që kanë të drejtë vote, jo thjesht që ajo të shkojë në Strasburg si një numër më shumë në ndenjëset e Europarlamentit, por si një zë i mençur, që na duhet më së pari neve, por dhe gjithë evropianëve të tjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” Shoqatat frankofone pjesëmarrëse në Manifestimin “Kurora e Lirisë” orgnizojnë një mbrëmje miqësore e cila do të... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston”
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme













