Lajme
Edhe 750,000 doza të tjera të vaksinës “Moderna” arrijnë në Zvicër
Javën e kaluar në Zvicër janë injektuar 496.634 doza vaksinash. Bëhet fjalë për një mesatare prej 70,948 vaksinash në ditë ose 33% më shumë se një javë më parë
Një kontingjent prej 750,000 dozash të vaksinës Moderna pritej të vinte të shtunën në Zvicër. Ndërsa për të hënën pritet kontingjenti tjetër, prej 118.950 dozave të vaksinës Pfizer / Biontech.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka konfirmuar informacionin përkatës që kishin publikuar mediat në Zvicër.
Javën e kaluar në Zvicër janë injektuar 496.634 doza vaksinash kundër Covid-19, transmeton albinfo.ch. Sipas BAG, bëhet fjalë për një mesatare prej 70,948 vaksinash në ditë. Krahasuar me javën e kaluar, shkalla e vaksinimit është rritur për 33 për qind.
Deri më tani, Qeveria Federale ka lidhur kontrata me pesë prodhues të vaksinave. Moderna pritet të japë 13.5 milionë doza vaksinash këtë vit dhe shtatë milionë doza në vitin 2022, përcjell albinfo.ch. Është lënë gjithashtu mundësia për dyfishim të kontingjentit të përmendur (7 milionë).
Një kontratë për gjashtë milion doza është në fuqi me prodheusin Pfizer / Biontech. Këto janë dy vaksinat që janë aprovuar në Zvicër dhe po jepen aktualisht.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë














