Kosova

Edhe bashkëshortja e ambasadorit Kosnett, në protestë kundër rrëzimit të Kurtit

Alison Kosnet nuk e përkrah rrëzimin e Qeverisë Kuti

Shokon Isen dhe pseudoproamerikanët – gruaja e ambasadorit amerikan, Alison Kosnet, e cila protestoi kundër zhvillimeve politike.

Bashkëshortja e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, iu bashkua protestës që u mbajt mbrëmë në orën 20:00, e cila u bë kundër mocionit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë.

Ajo ka lënë të kuptohet se e kundërshton ndërhyrjen e disa politikanëve në punën e mirë që po bën qeveria me menaxhimin e situatës emergjente në vend.

“Mezi po pres deri në orën 20:00 që t’iu bie tenxhereve dhe fërtereve këtu në Prishtinë”, kishte thënë Alison Kosnett. /Albinfo.ch