Sport
Edhe Bytyqi merr dritën e gjelbër
Sinan Bytyqi është futbollisti i radhës i Kosovës, i cili është lejuar që të luajë kundër Finlandës
Edhe një futbollist i Kosovës ka marrë lejen e gjelbër për të luajtur ndaj Finlandës. Asociacioni më i lart i futbollit botëror, FIFA, i thotë po edhe kërkesës së Sinan Bytyqit të Manchester Cityt që të luajë për Kosovën, shkruan albinfo.ch.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit lejoi Albert Bunjakun dhe Enis Alushin që të veshë fanellën e Kosovës. Përfaqësueses së Kosovës ka shprehur dëshirë t’i bashkohet edhe Milot Rashica, Alban Meha dhe Besart Berisha.
FIFA ka konfirmuar se është duke shqyrtuar kërkesa të futbollistëve që kanë kërkuar të luajnë për Kosovën, ani pse më herët shumë nga ta kanë luajtur për shtete tjera. Por, shtëpia e futbollit botëror nuk ka përmendur emra.
FIFA nuk i lejon futbollistët ta ndërrojnë përfaqësuesen, por me qenë se Kosova posa është ndërkombëtarizuar, FIFA po e trajton procesin në mënyrë specifike.
“Aplikimet e ndryshme aktualisht janë në pritje të shqyrtimit dhe po hetohen. Me to po merret Komisioni për Statusin e Futbollistëve. Si rrjedhojë, nuk jemi në gjendje që të komentojmë më tej në këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e FIFA-s për “Reuters”.
“Rrethanat specifike të çështjes në fjalë që kanë të bëjnë me pranimin e një anëtari të ri në FIFA dhe futbollistët potencialisht të pranueshëm për të, duket se nuk janë të rregulluara saktësisht me statutin e FIFA-s”, ka theksuar FIFA.
Ky proces i komplikuar ka bërë që Kosova në mënyrë të pazakontë ta pres ndeshjen e parë eliminatore të Botërorit kundër Finlandës më 5 shtator. Në lojë do të aktivizohen ata lojtarë që marrin përgjigje nga FIFA deri të dielën.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












