Sport
Edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Sukur, cak i hakmarrjes së Erdoganit!
44-vjeçari është me prejardhje nga Prishtina pasi babai i tij ishte i lindur në Prishtinë dhe pastaj ishte shpërngulur në Turqi
Turqia ka lëshuar urdhër arrest për ish-sulmuesin e Përfaqësueses turke, Hakan Sukur si pjesë e hetimeve për tentimin e dështuar për grusht shtet kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Sukur akuzohet nga prokurorët se: “është anëtar i një grupi të armatosur terrorist”, duke iu referuar organizatës me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me udhëheqësin Fethullah Gulen, të cilin në Ankara e konsiderojnë se qëndron pas tentimit për grusht shtet, raporton agjencia e lajmeve turke, “Anadolu”, shkruan albinfo.ch.
Sukur e kishte kritikuar haptas Erdoganin në një postim në ‘Twitter’, në shkurt të këtij viti. 44-vjeçari është me prejardhje nga Prishtina pasi babai i tij ishte i lindur në Prishtinë dhe pastaj ishte shpërngulur në Turqi.
“Unë jam shqiptar, nuk jam turk, nëse shikoni nga ky prizëm atëherë edhe këndvështrimi im është më ndryshe. Unë jam ushqyer dhe jetoj nga kjo tokë. Mbi të gjitha është e rëndësishme që të ruajmë unitetin e shtetin tonë dhe të mos u japim vend ndasive të shumta që mund të ekzistojnë mes nesh. Ato mund të jenë fetare, kombëtare, kulturore…”, kishte thënë Sukur. Babai i tij është arrestuar të premten dhe pasuria i është konfiskuar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













