Fotolajmi
Edhe gjysmë milioni refugjatë i pret Gjermania
Autoritetet gjermane presin të mbërrijnë në vend edhe rreth 500 mijë refugjatë, të afërmit e refugjatëve tashmë të pranuar nga agjencitë federale, përcjell albinfo.ch.
Secili prej refugjatëve sirianë, të cilët kanë marrë azil në Gjermani, ka të drejtë për të sjellë një anëtar të familjes nga Siria, apo nga një kamp refugjatësh në shtetin fqinj të Sirisë.
Në kuadër të Zyrës Federale për Migracion në Gjermani priten gati gjysmë milioni gra, fëmijë dhe prindër, të cilët kanë të afërm në Gjermani.
Në nëntor presidenti i Shoqatës së komunave bavareze, Uwe Brandon, parashikoi se deri në vitin 2020 në Gjermani refugjatët apo familjarë të tyre do t’ i marrin 15 milionë njerëz, dhe se numri i myslimanëve në Gjermani do të arrijë 20 milionë, ose rreth një e katërta e popullsisë.
Analizat e Zyrës Federale për Migracion janë më të ulëta dhe për shkak të ndryshimeve të reja ligjore, sipas të cilës refugjatët në dy vjetët e parë nuk kanë të drejtë të sjellin anëtarët e familjes, përveç në raste të veçanta të fëmijëve që nuk kanë kujdes prindëror.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?