Lajme
Edhe India do të izolohet plotësisht
India, shteti i dytë më i populluar në botë, ka shpallur izolim nga orët e para të së mërkurës për 21 ditë.
“Do të ketë ndalim të plotë të daljes nga shtëpitë tuaja”, ka thënë kryeministri Narendra Modi në një fjalim televiziv.
Deri më tani është raportuar për 482 persona të infektuar me koronavirus dhe nëntë persona të vdekur në këtë shtet.
Kryeministri indian, Narendra Modi, u ka thënë indianëve që “të harrojnë” daljen nga shtëpitë e tyre në ditët në vijim.
Teksa i është drejtuar kombit, ai ka thënë se “distancimi shoqëror” është mënyra e vetme për ta luftuar virusin në këtë shtet.
Kryeministri indian ka thënë se disa njerëz në këtë shtet e kanë keqinterpretuar këtë koncept dhe nuk kanë vepruar me “përgjegjësi në ditët e fundit”.
Ai ka thënë se izolimi do të ruajë shumë jetë të indianëve”.
Ai ka prezantuar një fond prej rreth 2 miliardë dollarëve për luftim të virusit dhe është zotuar për përmirësim të qendrave shëndetësore në këtë shtet.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit












