Kosova
Edhe ministri i Mjedisit, kundër importit të veturave të vjetra
Kundërshtimeve të shoqërisë civile, opozitës dhe ndërkombëtareve për lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vite që kaloi në një komision të kuvendit e në një tjetër jo i është bashkuar edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Fatmir Matoshi.
Ai ka thënë se është kundër miratimit të amendamentit të Ligjit për Automjete, i cili përcakton vjetërsinë e importit të veturave në 15 vjet. Ministri tregon se studimet e bëra për ndotjen e ambientit tregojnë se 30 për qind e ndotjes në Kosovë e shkaktojnë veturat e vjetra, përcjell albinfo.ch.
“Unë dëshiroj që ky ligj të mos kalojë në Kuvend dhe deputetët që të mos e mbështesin këtë ligj. Mosha mesatare e veturave në Kosovë sillet rreth 20 vite të vjetra, kemi rreth 400 mijë vetura që qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës. Njëkohësisht ftoj edhe deputetët që edhe ata të shtojnë presionin që të kemi një kontroll më rigoroz të cilësisë së derivateve të naftës dhe po ashtu një kontroll më të rreptë në kontrollin teknik për vetura që kur regjistrohen shkojnë me kryer kontrollimin teknik, të matet saktë emetimi i gazrave që ato lëshojnë në ajër”, ka thënë Matoshi për ekonomia online. Kuvendi i Kosovës në njërën prej seancave të ardhshme pritet të vendos lidhur me ndryshimet ose jo të ligjit për Automjete.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër Belp dëshiron të testojë zgjidhjen që do të përgjysmonte festat dhe politikanët vendas e mbështesin atë,... -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse













