Lajme
Edhe Moldavia aplikon për anëtarësim në BE
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, nënshkroi një kërkesë zyrtare për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, të enjten.
Me këtë veprim, Sandu përcaktoi kursin perëndimor të Moldavisë për ta përshpjetuar procesin e anëtarësimit në BE, duke marrë shkas nga pushtimi që Rusia po i bën Ukrainës fqinje, përcjell Albinfo.ch.
Lëvizja e Sandu vjen disa ditë pasi presidenti i Ukrainës Zelenskiy nënshkroi një kërkesë për anëtarësim të menjëhershëm të Ukrainës në BE, ndërsa vendi i tij po lufton me forcat pushtuese ruse, raporton Euronews.
Moska e kundërshton ashpër zgjerimin e BE-së në Lindje, dhe veçanërisht zgjerimin e NATO-s në Lindje, zgjerim të cilin e sheh si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj kombëtare.
Sandu, kryeministri dhe kryetari i parlamentit moldav nënshkruan dokumentin gjatë një konference në kryeqytetin Kishinau, aty ku politikanët pro-rusë dhe ata pro-BE kanë luftuar për të marrë kontrollin e vendit që kur Moldavia fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, në 1991.
“Ne duam të jetojmë në paqe dhe prosperitet, të jemi pjesë e botës së lirë. Ndërsa disa vendime kërkojnë kohë, disa të tjera duhet të merren shpejt dhe me vendosmëri, dhe duke përfituar nga mundësitë që vijnë në një botë që është në ndryshim,” tha Sandu përpara se të nënshruante kërkesën.
Aplikimi i Moldavisë do të dërgohet në Bruksel në ditët në vijim, njoftoi ajo.
Negociatat për t’u bashkuar me BE – të cilat Moldavia dhe Kievi nuk i kanë nisur ende – zakonisht zgjasin shumë vite.
Udhëheqësit e BE-së pritet ta diskutojnë kërkesën e Ukrainës në një samit jozyrtar muajin e ardhshëm, thanë diplomatët.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga Që nga java e kaluar, policia kantonale e Bernës ka regjistruar një rritje të ndjeshme të... -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut -
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë













