Shkurt.ch

Edhe në Zvicër ndalet rryma, bllokohen tramvajët në Bazel

Në Zvicër nuk ndalet rryma, megjithatë, është e mundshme. Kështu ka ndodhur në qendër të Bazelit të enjten mbrëma, dhe tramvajët kanë mbetur të bllokuar, shkruan ‘Blick’.

Arsyet ishin të paqarta, derisa u raportua se, është ndalur energjia elektrike në tërë vendin, përcjell albinfo.ch.

Disa linja janë prekur nga ky defekt. Kishte edhe vonesa apo dështime.

Megjithatë, problemi ka arritur të zgjidhet dhe tramvajët kanë funksionuar si zakonisht.

Kjo ka zgjatur për disa minuta, megjithatë, është e pazakontë për Zvicrën të kenë probleme të tilla.