Futboll

Edhe një ekip anglez pas Xhakës

Newcastle po e shqyrton një lëvizje në merkaton e dimrit për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhakës

Duke qenë se Arsenali e bëri të qartë se Granit Xhaka do të largohet në janar dhe nga ky informacion klubet kanë filluar të interesohen për shërbimet e tij.

“The Times” raporton se Newcastle po e shqyrton një lëvizje në merkaton e dimrit për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhakës.

Xhakës iu hoq edhe shiriti i kapitenit këtë javë pas fjalëve që përdori ndaj tifozëve të Arsenalit, që siç duket i shau.

Me Euron 2020 në horizont, transferimi në Newcastlet shihet si mundësi për Xhakën që të luajë në formacionin bazë, përcjell albinfo.ch.