Futboll

Edhe një futbollist shqiptar debuton në Bundesligë

Ai ka lindur në Waiblingen të Gjermanisë, derisa familja e tij janë nga Kosova

Numri i futbollistëve shqiptarë po rritet në kampionatin gjerman, Bundesliga, shkruan albinfo.ch.

Pas Meritan Shabanit, Elvis Rexhebeçaj dhe Florent Muslija, që janë në moshë të re, së fundi ka debutuar edhe Leon Dajaku, shkruan albinfo.ch.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 75-të në humbjen e Stuttgart 3:0 ndaj Borussia Monchenglabach.

17-vjeçari i është bashkuar skuadrës A të Stutgartit për pjesën e mbetur të sezonit.

Dajaku konsiderohet si një nga lojtarët më premtues te skuadra gjermane dhe mund të luajë sërish në ndeshjen e radhës, duke parë që alternativat në sulm nuk janë të shumta.

Ai është vetëm 17-vjeçar dhe ka 14 ndeshje e tre gola me Gjermaninë U-17 dhe një ndeshje me U-18.

Ai ka lindur në Waiblingen të Gjermanisë, derisa familja e tij janë nga Kosova.