Kosova
Edhe një tjetër grua vritet në Pejë, arrestohet bashkëshorti
Raportohet se një grua është vrarë të martën në Pejë, e vrasja dyshohet se është kryer nga bashkëshorti i saj, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar rastin, duke njoftuar se vrasja ka ndodhur me armë zjarri.
I dyshuari është arrestuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante.
“Në Pejë ka ndodhur një rast i vrasjes, ku dyshohet se në një banesë në qendër të Pejës bashkëshorti e ka privuar nga jeta gruan e tij. Aktualisht në vendin e ngjarjes është kryeprokurori, prokurori, krimet e rënda dhe të gjitha ekipet relevante. Po e presim Mjekësinë Ligjore për të marrë trupin e pajetë. Është arrestuar i dyshuari”, ka thënë Nikçi.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”.
“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën ‘Bill Clinton’ në Pejë ka ndodhur një rast, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës (femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Pejë”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Kjo është vrasja e dytë brenda pak ditëve në Kosovë.
Të premten (më 12 prill) është vrarë me armë zjarri një 21-vjeçare në Ferizaj, në Qendrën për Punë Sociale.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












