Lajme
Edhe një universitet shqiptar në Maqedoni
Qeveria e Maqedonisë ka vendosur për themelimin e Universitetit të dytë shtetëror në gjuhën shqipe në Maqedoni. Ky institucion do ta mbaj emrin “Nënë Tereza”
Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim për themelimin e universitetit të dytë publik shqiptarë në Maqedoni me qendër në Shkup. Ky institucion, siç njoftoi ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi, do jetë universiteti i dytë shtetëror në gjuhën shqipe, pas atij të Tetovës me emrin “Nënë Tereza”.
Ademi theksoi se Universiteti i ri nuk hapet si konkurrencë ndaj atij të Tetovës, përkundrazi, për të përmbushur nevojat dhe ëndrrat e shqiptarëve, raporton A
AasatM.
Kryeministri Nikolla Gruevski njoftoi se ai do të jetë i dimensioneve ndërkombëtare, në tre gjuhë; maqedonisht, shqip e anglisht, madje edhe me profesorë e dekanë të huaj. Por, kryeministri maqedonas nuk specifikoi nëse ky aspekt ndërkombëtar ka të bëjë vetëm me programet studimore apo edhe me vetë karakterin e universitetit.
Universiteti shqiptar i Shkupit, do të ketë 5 fakultete, me 14 programe studimore (drejtime) kryesisht teknike, ndërkohë që dy drejtime janë njoftuar të jenë në anglisht; informatika dhe studimet evropiane.
Ky është universiteti i pestë shtetëror në Maqedoni pas “Shën Kirilit dhe Metodit”, Universitetit Shqiptar të Tetovës, Universitetit të Manastirit dhe atij të Shtipit. Po ashtu në Maqedoni ka edhe disa kolegje, apo universitete provate, ndërsa më i mirë konsiderohet ai në Tetovë, i njohur si Universiteti i Shtul-it (Universiteti i Evropës Juglindore).
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










