Futboll
Edhe Prishtina mund të humbasë në tavolinë, reagojnë bardhekaltrit
Lojtarët bardhekaltër të prekur nga Koronavirusi janë: Armend Thaqi, Lorik Boshnjaku, Muharrem Jashari, Diar Miftaraj, Alban Muqiqi, Eglant Haxho, Leotrim Bekteshi dhe Besnik Krasniqi
Ndeshja kualifikuese për Ligën e Evropës mes Lincoln Red Imps dhe Prishtinës është pezulluar.
Vendimi është marrë nga autoritetet e Gjibraltarit dhe kësisoj, rasti kalon në duart e Komitetit Disiplinor të institucionit drejtues të futbollit evropian, UEFA.
Tani futbollistët e Prishtinës janë lënë jashtë hotelit ku ishin vendosur dhe po presin për t’u nisur drejt aeroportit të Gjibraltarit, raportojnë mediat kosovare.
Zyrtari i FC Prishtinës, Kushtrim Sopa, ka konfirmuar që skuadra do të kthehet në shtëpi. “Shteti i Gjibraltarit nuk e ka lejuar zhvillimin e ndeshjes, ani pse ne i patëm të gatshëm lojtarët për të nisur takimin”, deklaroi Sopa për “RTK”, përcjell albinfo.ch.
“Skuadra tani do të marrë rrugën për t’u kthyer drejt Kosovës”, shtoi ai.
Prishtina mbetet në pritje të vendimit final të UEFA-s për fatin e takimit.
Drejtori i klubit prishtinas, Granit Begolli ka konfirmuar në “Klan Kosova” se ndeshja është pezulluar dhe se po pritetet një konfirmim i fundit nga UEFA për fatin e kësaj ndeshje.
“Testet i kemi bërë të dielën dhe rezultatet i kemi marrë menjëherë, kanë thënë se gjithçka është në rregull, por kur jemi shkuar në Gjibraltar, kanë dalur tetë futbollistë pozitiv me COVID-19”, deklaroi fillimisht Begolli.
“Sipas informacioneve të mia, jam informuar se rezultatet janë marrë shumë vonë sot, edhe pse na është premtuar për më herët”, tregoi ai.
“Më pas kemi pritur përgjigjjen e autoriteteve të Gjibraltarit, të cilët nuk kanë pranuar. Tani skuadra po bëhet gati të rikthehet në Kosovë dhe ne po presim vendimin e UEFA-s”, përfundoi Granit Begolli.
Lojtarët bardhekaltër të prekur nga koronavirusi janë: Armend Thaqi, Lorik Boshnjaku, Muharrem Jashari, Diar Miftaraj, Alban Muqiqi, Eglant Haxho, Leotrim Bekteshi dhe Besnik Krasniqi.
Ditë më parë edhe Drita u eliminua nga garat ndërkombëtare, duke humbur ndeshjen me rezultat 3:0, pikërisht për shkakun e njëjtë, pasi një lojtar doli pozitiv në Zvicër. Edhe skuadra e Prishtinës frikësohet se ndeshja mund të vendoset në tavolinë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua















