Lajme
Edhe TikTok e Netflix pezullojnë shërbimet në Rusi
Netflix dhe TikTok iu bashkuan listës së gjatë të kompanive që pezullojnë shërbimet në Rusi.
“Për shkak të ligjit të ri për ‘lajme të rreme’ të Rusisë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjet e reja në shërbimin tonë video, ndërkohë që shqyrtojmë implikimet e sigurisë të këtij ligji. Shërbimi ynë i mesazheve brenda aplikacionit nuk do të ndikohet”, thuhet në reagimin e TikTok në Twitter.
Shërbimi i rrjeteve sociale shtoi se ai do të vazhdojë të vlerësojë rrethanat në zhvillim në Rusi për të përcaktuar se kur mund të rifillojnë plotësisht shërbimet, ku prioriteti është siguria.
Netflix citoi “rrethanat në terren” për vendimin e tyre për pezullimin e shërbimeve në Rusi, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Pasi presidenti rus Vladimir Putin miratoi rregulloren, e cila parashikon deri në 15 vjet burg për “përhapjen e informacioneve të rreme” në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, media të shumta perëndimore, si BBC, CNN, ZDF dhe Bloomberg pezulluan aktivitetet e tyre në Rusi.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike











