Kuriozitete
Edhe Trump merr limuzina me qira, kaq i kushtuan
Shtëpia e Bardhë ka marrë me qira katër limuzina me rastin e vizitës dyditore të presidentit amerikan, Donald Trump në Irlandë duke shpenzuar pothuajse një milion dollarë, sipas gazetës britanike “The Guardian”, ku pretendohet se shuma është paguar në katër këste.
Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka reaguar për momentin mbi kërkesën për konfirmim nga ana e kësaj gazete për shpenzimet, që sipas bilancit arrin në 233 758 dollarë për veturë, transmeton ‘ATSH’.
“The Guardian” kujton se në qershor të vitit 2013 edhe zonja e parë e asaj kohe, Michelle Obama dhe vajzat e saj Sasha dhe Malia kishin marrë me qira një limuzinë “Mercedes-Klasa E” për tre ditë, ndërsa presidenti Barack Obama ishte në Samitin e G8 në Irlandën e Veriut, dhe me atë rast, shpenzimi ishte vetëm 114 000 dollarë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel














