Lajme
Turqia dënon ashpër sulmet në Austri
2 turq shpëtuan jetën e dy grave dhe një polici në Austri

Edhe Turqia e dënoi me forcë sulmin vdekjeprurëses të Vjenës, duke deklaruar se është në solidaritet të plotë me popullin austriak. Ankaraja kujtoi se edhe ajo vetë po zhvillon fushatën e saj kundër terrorit, transmeton albinfo.ch.
“Na trishtoi lajmi që ka të vdekur dhe të plagosur prej sulmit terrorist në Vjenë. Si vend që ka luftuar kundër të gjitha llojeve të terrorizmit për dekada, Turqia është në solidaritet të plotë me popullin austriak”, thuhet në deklaratë. Sipas shifrave zyrtare, në Austri jetojnë rreth 116,000 shtetas turq.
Po ashtu, komuniteti turk i vendit të Europës Qendrore është kritikuar shpesh nga Partia e Lirisë (FPOe) e ekstremit të djathtë të Austrisë, duke krijuar tensione me Ankaranë. Por, ndërkohë në shtypin turk po lavdërohen si heronj dy shtetas turq, që sipas mediave vendase u kanë shpëtuar jetën dy grave dhe një efektivi të policisë. Ata vetë i kanë shpëtuar për fije plumbave të sulmuesit.
Recep Tayyip Gültekin dhe miku i tij, Mikail Özer, ishin në qendër të qytetit kur dëgjuan të shtënat. Pavarësisht rrezikut, janë afruar e kanë ndihmuar disa të plagosur. Sulmuesi qëlloi edhe ndaj njërit prej tyre, të dy më pas kanë tërhequr dhe një polic të lënduar dhe e kane çuar drejt një ambulance.
“Ajo që bënë vëllezërit tanë ishte ajo që që do të bënte një qënie njerëzore, një mysliman dhe një turk”, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. /Albinfo.ch
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i premton mërgatës: Votimet e ardhshme, nga ambasadat Si pikë e parë, sipas zonjës Osmani është ndërrimi i ligjit për zgjedhjet, i cili duhet...
-
Kreatorja e tortave të paharrueshme merr përvojë zvicerane
-
Sigurohu sot, që nesër të jesh më i sigurt
-
Elvisi, kandidat për ta përfaqësuar Gjermaninë në Lojërat Olimpike
-
Boksieri kosovar synon titullin kampion të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Variantet e reja përfshijnë 70% të infeksioneve të reja në Zvicër Përkundër një ngecjeje në numrin e infeksioneve të reja, Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik (FOPH)...
-
1130 infeksione të reja dhe 16 vdekje gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër
-
Më 7 mars votohet në Vaud: Rast për shqiptarët të zgjedhin të preferuarit e tyre
-
Kuriozitetet për kantonet zvicerane
-
Zvicra shumë shpejt me qentë që nuhasin koronavirusin