Shqipëria
Edi Rama flet për CNN: Presim 4 mijë afganë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të mërkurën e 25 gushtit ka dhënë një intervistë për televizionin amerikan “CNN”.
Në fokus të intervistës së tij ka qenë strehimi i afganëve në Shqipëri.
Rama ka deklaruar se shteti shqiptar do të presë 4 mijë afganë, të cilët do të jenë të ndarë në dy grupe.
“Fillimisht”, tha Rama, “do të vijnë 2 mijë, më pas 2 mijë të tjerë”.
I pyetur nëse do të pranojë qëndrimin e përhershëm të afganëve nëse nuk do të merren nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Rama theksoi se “nëse duan të qëndrojnë, le të qëndrojnë”.
Sipas Ramës, vendimi i pranimit të afganëve nuk ka të bëjë me madhësinë e shtetit, as të pasurisë por të identitetit.
“Në atë kohë ishim edhe më keq ekonomikisht dhe kemi strehuar 500 mijë banorë në një vend me 3 milionë banorë. Nuk na zhduku nga harta, as nuk na vdiq urie, por na bëri moralisht më të pasur”, tha kryeministri shqiptar gjatë intervistës.
Rama ka nënvizuar faktin se, nuk është koha e duhur për të folur mbi të ardhmen e NATO-s, por për të menduar për ata që ndodhen atje.
Ai ka risijellë në vëmendje aktin e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila para disa vitesh iu hapi dyert refugjatëve nga vendet e luftës.
“Merkel, shpëtoi nderin e Evropës”, u shpreh Rama.
Numri një i qeverisë, paralelizoi regjimin komunist në Shqipëri me atë të talebanëve në Afganistan.
“Për këtë fakt, ne ishim talebanë para 30 vitesh, dhe e njohim situatën ku ata ndodhen”, deklaroi kryeministri.
Ai ravijëzoi se, e gjithë kjo nuk ka të bëjë me shtetet, besimet, numrat, por me njerëzit që besuan, njësoj si shqiptarët pas rënies së komunizmit.
Sipas Ramës, nëse procesi i strehimit të afganëve nuk kryhet, do të ishte një zhgënjim për brezat e ardhshëm.
Në përfundim të intervistës së tij, gazetarja Bianna Golodryga, ka falënderuar kryeministrin shqiptar për shembullin që iu ka dhënë fqinjëve dhe vendeve më të pasura.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











