Kultura
Edison Kelmendi në koncert me David Guetta, si DJ. Edison K.
Të mërkurën ata do të ishin së bashku në koncertin e David Guettas në Hallenstadion të Cyrihut. Kelmendi, me emrin e tij specifik si DJ: Edison K.
Që modelistët, nga pistat e modës të kalojnë në rolin e DJ-ve nuk është patjetër ide e mirë. Por te rasti i Edison Kelmendit duket se kjo po funksionon mrekullueshëm.
Ata dy janë të ndryshëm sa s`ka: njëri ka flokë bionde e të gjata, është 48 vjeç dhe fiton dhjetëra miliona me “lojën” me pllaka e tjetri ka flokë të zinj, shenja dalluese e tij është ngjashmëria me Gjejms Dinin (James Dean), ka 24 vjet dhe është familjarizuar me pistat e mnodës, shkruan blick.ch. I pari është ylli i njohur francez David Guetta dhe i dyti, modelisti nga Cyrihu me rrënjë shqiptare, Edison Kelmendi. Të mërkurën ata do të ishin së bashku në koncertin e David Guettas në Hallenstadion të Cyrihut. Kelmendi, me emrin e tij specifik si DJ: Edison K.
“Është nder i jashtëzakonshëm për mua. Qysh tash kam emocione”, thotë Edison K., i cili falë lidhjeve të mira dhe fatit të madh e ka fituar këtë shans, transmeton albinfo.ch. Me muzikë ai është lidhur falë babait të tij i cili ka qenë një DJ i pasionuar. Qysh si fëmijë unë dëgjoja gjithmonë muzikën e tij. Dhe muzika gjithnjë bën pjesë në jetën time”.
Ndonëse ka mjaft emocione, Edisoni shpreson të mos e humbasë “dheun nën këmbë”. Këtë besim ia shton familja e cila do të jetë e pranishme në koncert.
Edinson Kelmendi ka sfiluar për shumë shtëpi prestigjioze të modës, si “Versace”, GUESS”, “Gassmann”, “La biostethiqua” dhe “Talamonti show”, etj, shkruan albinfo.ch.
Edison Kelmendi, i lindur në Gjakovë, por që prej moshës 1-vjeçare jeton në Zvicër. Tani ai jeton me familje në Cyrih të Zvicrës.
24-vjeçari nga Gjakova udhëton shumë nëpër qendrat më të rëndësishme botërore të modës, ndërsa e ka hobi futbollin, por ka dëshirë të lexojë dhe të dëgjojë muzikë.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriEdison Kelmendi
- Prejardhja:Kosovë (Gjakovë)
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Manekin
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën