Lajme

38% më shumë të vaksinuar falë Javës së Vaksinimit në Zvicër

Nga shifrat e përmendura konstatohet se fushata kombëtare e vaksinimit ka rritur paksa gatishmërinë për vaksinim në Zvicër

Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), 104,689 doza vaksinash kundër Covid-19 janë injektuar në Zvicër nga 8 deri më 14 nëntor. Në javën pararendëse ky numër ishte 76,108.

Kështu, shifra e dalë në fund të Javës së Vaksinimit korrespondon me një rritje prej rreth 38 për qind, raporton srf.ch.

Nga shifrat e përmendura konstatohet se fushata kombëtare e vaksinimit ka rritur paksa gatishmërinë për vaksinim në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Dhe shumica e kantoneve që kanë publikuar shifrat e tyre deri më tani kanë ardhur në përfundimin se ja kanë dalë ta rrisin shkallën e vaksinimit. Por jo të gjithë ishin të kënaqur me arritjet

Ndryshe, gjithsej 11 milionë e 371,591 doza vaksinash janë dhënë në Zvicër që nga fillimi i vaksinimit, para afër një viti.

Janë të vaksinuar plotësisht 5 650 855 persona. Kjo është 64,9 për qind e popullsisë së përgjithshme ose 73,83 për qind e popullsisë mbi 12 vjeçe, kategori pra që mund të vaksinohen.