Integrimi
Ekonominë e Nju Jorkut e kanë forcuar emigrantët
Një studim tregon se emigrantët kanë dhënë kontributin e tyre sidomos në arritjet ekonomike të Nju Jorkut
Emigrantët përbëjnë më shumë se 40 për qind të popullsisë së qytetit duke krijuar qytetin e tretë më të madh në Amerikë, thotë komisionerja për imgracionin Nisha Agarwal.
“Qyteti ynë është i pasur për nga imigracioni. Ata janë në shkolla dhe forcë shtytëse e ekonomisë në të gjitha nivelet dhe profesionet. Duhet ta mbështesim këtë sepse përfiton mbarë qyteti.” , tha Agarwal
Sic raporton VoA, një studim i tillë i pavarur nga Americas Society/Council of the Americas, ose shkurtimisht AS/COA, bie ndesh me një perceptim të përgjithshëm që lidh imigrantët me varfërinë dhe krimin.
Studimi analizon statistikat në rritje të imigrantëve dhe të dhënat e policisë për krimet nga viti 1990 deri 2010.
Ekonomia dhe cilësia e jetës për qytetin e Nju Jorkut njohën përmirësim të madh në këtë periudhë, kryesisht në lagjet e varfëra.
Autori i raportit Jacob Bigdor shpjegon arsyen.
“Imigrantët shkojnë tek lagjet e varfëra sepse qiratë janë më të përballueshme dhe kështu i stabilizojnë ato lagje. Po ashtu shtojnë të ardhurat nga qiratë dhe reduktojnë situatat e padëshiruara. Këto çojnë në uljen e krimeve.”
Imigrantët që vijnë në Amerikë kanë gjasa më të vogla të kryejnë krime dhe më shumë shanse të punojnë pa pushim, thotë profesori Robert Thomson me Universitetin e Harvardit.
Sipërmarrjet e imigrantëve po ashtu ndihmojnë ekonominë e qytetit.
Shpesh imigrantët bëjnë punë që vendasit nuk i preferojnë, thotë Kate Brick që punon për Americas Society/Council of the Americas.
Studimi për 3 milione emigrantët e Nju Jorkut do të shërbej si shembul edhe për qytetet të tjera amerikane të mirëpresin imigrantët në mënyrë që të gjithë të përfitojnë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit










