Autotech
Eksperimenti me 4 ditë pune në javë del i suksesshëm
Ky eksperiment ka ndodhur pavarësisht pse Japonia njihet për një prej orareve më të gjata të punës në botë
Kompania Microsoft në Japoni ka thënë se shitjet i janë rritur për gati 40 për qind gjatë një eksperimenti, në të cilën stafi ka punuar katër ditë në javë me pagë të plotë.
Zyrat janë mbyllur çdo të premte të muajit gusht të këtij viti dhe stafit me orar të plotë i është thënë “pushim i veçantë”, i cili është paguar.
Gjatë kësaj kohe, takimet janë kufizuar në 30 minuta dhe diskutimet online janë inkurajuar si alternativë ndaj takimeve të drejtpërdrejta.
Ky eksperiment ka ndodhur pavarësisht pse Japonia njihet për një prej orareve më të gjata të punës në botë, transmeton TCH.
Më 2017, një sondazh ka gjetur se gati një çerek i kompanive japoneze kanë pasur persona që kanë punuar më shumë se 80 orë jashtë orarit brenda një muaji, kryesisht të papaguara, përcjell albinfo.ch.
Gjatë eksperimentit të kompanisë Microsoft po ashtu është thënë se energjia elektrike është shfrytëzuar 23 për qind më pak dhe 59 për qind letra më pak janë printuar gjatë kësaj periudhe, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.
Kjo kompani ka thënë se është duke planifikuar realizimin e një sfide të dytë këtë dimër, mirëpo kësaj here nuk do të ofrojë “pushimin e njëjtë special”.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga














