Lajme
Ekspertët e shëndetit bëjnë presion ndaj qeverisë zvicerane për të forcuar rregullat e hyrjes
Një grup ekspertësh shëndetësorë dëshirojnë të shohin listën e vendeve të rrezikut të Zvicrës të rritet për të përfshirë shtete që bëjnë pak ose aspak testime, sipas gazetës Neue Zürcher Zeitung (NZZ).
Ekspertët përfshijnë edhe epidemiologun Marcel Tanner të grupit të punës Covid-19 të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH), e cila është e ngarkuar të vendosë se cilat vende përfundojnë në listën e rreziqeve, përdor numrin e infeksioneve të reja si bazën kryesore për përcaktimin e rrezikut. Çdo vend me më shumë se 60 raste të reja për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit është një kandidat për listën e rrezikut. Kritere të tjera përfshijnë numrin e të infektuarve që vijnë në Zvicër nga një vend, përcjell tutje albinfo.ch.
Nga 23 korriku 2020, njerëzit që mbërrijnë në Zvicër nga 42 vende duhet të karantinohen për 10 ditë.
Nëse hyni në Zvicër dhe keni kaluar kohë në një nga këto vende në 14 ditët e kaluara, duhet të shkoni në shtëpinë tuaj ose në akomodim tjetër të përshtatshëm menjëherë pas mbërritjes dhe të qëndroni atje për 10 ditë dhe të mos dilni. Asnjë përjashtim nuk bëhet për fëmijët. Kërkesa ligjore për karantinë përcaktohet në aktin epidemik të Zvicrës. Gjobat për mospërmbushje mund të jenë 10,000 CHF.
Aktualisht, rreth 9,000 njerëz janë duke u karantinuar sepse ata kanë mbërritur në Zvicër nga një vend me rrezik të lartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Nemo rikthen trofeun e Eurovisionit Eurovision po përballet me një krizë që po thellohet pasi këngëtari zviceran Nemo, fituesi i vitit... -
Politikani i Aargaut kërkon që autostradat të kthehen në 130 km/orë -
Të dielën orari i ri i SBB -
Mungesë banesash: rritja e ofertës nuk po ecën me kërkesën -
Kosova rikthehet në Davos në Zvicër me “House of Kosova” 2026











