Lajme

Ekspertët në Zvicër: Gratë shpesh diskriminohen në procesin e punësimit

Ekspertët thonë se nënat që kanë fëmijë shpesh diskriminohen në procesin e punësimit.

Për gratë në Zvicër që kanë fëmijë, mund të ekzistojë një pengesë në karrierën e tyre profesionale apo edhe në punësim, përcjell albinfo.ch.

“Fakti që gratë janë në disavantazh në tregun e punës për shkak të gjinisë së tyre ende ekziston,” tha eksperti i burimeve njerëzore Jörg Buckmann, duke shtuar se “disa paragjykime vazhdojnë midis punëdhënësve, megjithëse ndonjëherë në mënyrë të pavetëdijshme.”

Sipas Shoqatës Zvicerane të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, arsyeja për ngurrimin e punëdhënësve për të punësuar nënat është thjesht pragmatike (sidomos ato që kanë fëmijë).

Në kompanitë me vetëm pak punonjës, është e vështirë të kompensohet plotësisht një mungesë e zgjatur. Zgjidhjet e zëvendësimit kushtojnë kohë dhe para.

Megjithatë, Shoqata pranoi se “mbetet shumë për të bërë”, duke theksuar gjithashtu se “qëndrimet ndaj nënave që punojnë kanë ndryshuar pozitivisht vitet e fundit.”