Lajme
Ekspertët në Zvicër paralajmërojnë goditje të ekonomisë pa naftën dhe gazin rus
Heqja dorë nga nafta dhe gazi rus do të kishte pasoja të rënda për ekonominë zvicerane, ka thënë një ekspert nga Instituti Ekonomik Zviceran KOF për një gazetë të së dielës, përcjell albinfo.ch.
Nëse importet do të ndërpriteshin, për shembull, në vazhdën e sanksioneve më të ashpra kundër Rusisë, produkti i brendshëm bruto (PBB) zviceran do të binte me 3-4 pikë përqindjeje, i shpërndarë në dy vjet, sipas llogaritjeve të KOF, të publikuara në SonntagsZeitung.
Kostoja për zviceranin mesatar: rreth 3,000 CHF. Një rënie e këtyre përmasave është “mjaft e madhe për të shkaktuar një recesion në kohë normale”, tha eksperti i KOF-it, Yngve Abrahamsen për gazetën.
Por, fakti që ekonomia po rimëkëmbet pas koronavirusit mund të ndihmojë në kufizimin e dëmit, tha ai. Megjithatë, Abrahamsen beson se do të ishte “e mundur” që Zvicra të mbështetet më pak në mallrat ruse. Ai tha se disa nga furnizimet ruse mund të zëvendësohen nga burime të tjera. Një reduktim i rezervave strategjike mund të ndihmojë gjithashtu në një periudhë tranzicioni. Megjithatë, kjo do të nënkuptonte çmime më të larta, paralajmëroi studiuesi i KOF, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025













