Shqipëria
Eksperti gjerman flet për ndërtimet në Shqipëri
Tilman thotë se një tërmet, shkakton tkurrje terreni që në këtë rast çon në ngritjen e sipërfaqes së tokës
Profesor Frederik Tilmann, drejtues i sektorit të sizmologjisë në Qendrën gjermane të Studimeve Gjeologjike në Potsdam shpjegon për DË dukurinë sizmike me goditjet pasuese të tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.
Produktiviteti i paslëkundjeve është i ndryshëm në tërmete të ndryshme, thotë ai, dhe tërmeti në Shqipëri ka shkaktuar një numër të madh tërmetesh pasues për shkak të magnitudës. Për fat të keq, nuk mund të flitet me siguri për asgjë thotë Tilmann, por mundet vetëm të jepen të dhëna statistikore.
Duke folur për ngritjen me 10 cm të nivelit të tokës pranë Durrësit, Tilman thotë se një tërmet, shkakton tkurrje terreni që në këtë rast çon në ngritjen e sipërfaqes së tokës. Në vende të tjera mund të ketë një ulje të lehtë, por në tipe të tilla toke, mbizotëron ngritja e sipërfaqes. Në epoka gjeologjike miliona vjeçare, efektet e mijëra tërmeteve, çojnë në krijimin e maleve, siç janë dinaridet.
Duke marrë shembullin e Japonisë, si vendi më i rrezikuar nga tërmetet, profesori gjerman thotë se vendi mori shumë masa, veçanërisht përcaktoi standarde strikte ndërtimi duke u bërë një nga vendet më të përgatitura në botë përballë tërmeteve. Shqipëria, duke qenë një nga zonat më të rrezikuara në Evropë, duhet të marrë masa që banesat të ndërtohen apo fortifikohen, në mënyrë që të mos shemben nga dridhjet e forta të tokës përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve Mungesa e pilotëve godet fluturimet verore... -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër












