CH-Ballkani
Ekstremistët pengojnë shfaqjen e veprës kushtuar viktimave të luftës në Kosovë
Thirrja e myezinit, e inkorporuar në veprën e njohur muzikore “The Armed Man: A Mass of Peace” ka qenë shkas për një grup ekstremistësh rumunë që të pengojnë shfaqjen në Operën Nacionale në Kluj të Rumanisë.
Kënga e muezinit (imami që e thërret ezanin) është pjesë e kompozicionit muzikor skenik “The Armed Man: A Mass for Peace”, të autorit uellsian, Karl Jenkins. Kjo vepër komplekse muzikore është krijuar në vitin 2000 dhe u është kushtuar viktimave të luftës në Kosovë. Në këtë vepër muzikore ka fragmente dhe citime nga kultura dhe besime të ndryshme të botës, në mesin e të cilave edhe ritin e përmendur mysliman.
Pesë personat, në mesin e të cilëve edhe një përfaqësues i grupimit radikal “Noua Dreapta” (E Djatha e Re) ishin ulur në mesin e publikut dhe, kur në skenë u paraqit myezini, ata filluan ta këndonin me zë të lartë himnin e Rumanisë “Zgjohu rumun”. Policë të maskuar i nxorën ata nga salla dhe me atë rast iu shqiptuan gjoba jashtëgjyqësore, njofton agjencia rumune e lajmeve Mediafax dhe përcjell agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Qyteti Cluj, në saje të bashkëjetesës shekullore në mes të rumunëve, hungarezëve dhe gjermanëve konsiderohet si bastion i multikulturës dhe magnet për dashamirësit e arteve, kulturës dhe muzikës, transmeton albinfo.ch. Nga ky aspekt ai është i krahasueshëm edhe me kryeqytetin, Bukureshtin.
Organizata “Noua Dreapta” është një grup i vogël jashtëparlamentar që zhvillon aksione spektakolare për të rënë në sy.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë












