Kultura
Elbenita Kajtazi, sonte në Gjenevë vjen me premierën “Pulcinella”
Artistja e re shqiptare shprehet kështu: "Shumë e lumtur të performoj në Grande Théâtre de Genèva , me orkestrën " Orchestre de la Suisse Romande ", me partin e sopranos solo në Veprën Pulcinella nga Igor Stravinsky!"
“Pulcinella është ngritur nga ferri, nga thellësitë e kujtesës sonë burimore. Shqetësuese, e pakapshme, në gjendje për t’u transformuar dhe shumuar … kjo është lëndë e parë nga e cila dalin të gjitha karakteret e mundshme. Origjina e saj daton që prej 2000 vjet para Krishtit. Fama e këtij personazhi është evropiane. Tek ne, Pulcinella, Polichinelle, ka ruajtur emrin e saj; anglezët e quajnë Punch, një Punch djall, megjithatë e qeshur dhe miqësore, e gjermanët e quajnë Hanswurst.
Aventurat e saj janë të njohura… Kështu shkurt na e prezanton me pak fjalë subjektin e Pulcinella-n Grand Téâthre i Gjenevës. Për ta njohur më mirë, duhet t’i bëjmë vizitë…
Ndërsa vet artistja e re shqiptare në një postim të saj në facebook shprehet kështu: “Shumë e lumtur të performoj në Grande Théâtre de Genèva , me orkestrën ” Orchestre de la Suisse Romande ” , me partin e sopranos solo në Veprën Pulcinella nga Igor Stravinsky!”.
Duke filluar nga muzika napolitane e Pergolesit, Stravinsky riviziton muzikën klasike dhe kompozon një vepër që vetëm një kolorist si ai që mund të shkruaj. Nuk ka moshë të kufizuar për ta gjetur Pulcinella-n në kompaninë e Orkestrës së Zvicrës Romande (Orchestra de la Suisse Romande), të udhëhequr nga Ira Levin dhe tregimtari Joan Mompart.
Që nga sot, e mërkurë, 26 tetor nga ora 19:30 e deri të dielën më 30 tetor, në ora 15:00 ju mund tu ofroni fëmijëve, të rinjve e miqve momente kënaqësie të një spektakli të mrekullueshëm. Nëse blini një biletë për të rritur dhe një biletë tjetër me çmim më të ulët për të rinj, ju mund t’i keni falas të gjitha biletat tjera për të rinjtë nën moshën 26 vjeçare që shoqërohen me ju”, thuhet në prezantimin e bërë nga teatri ku, duke filluar nga sonte, jepet shfaqja “Pulcinela”, në të cilën rolin kryesor e luan sopranoja shqiptare nga Kosova, Elbenita Kajtazi.
Pulcinella: Muzika për balet nga Igor Stravinski.
Pantomimë: Emmanuelle Annoni
Soprano: Albenita Kajtazi
Tenor: Jason Bridges
Bas: Bastian Thomas Kohl
Adresa:
OPÉRA DES NATIONS (ODN)
Billetterie
40, avenue de France
CH 1202 Genève
T +41 22 322 50 50
billetterie(at)geneveopera.ch
Transport publik:
Bus 8, 5, 11, 22, 28, F, V & Z & Tram 15 [Arrêt Nations]
Bus 5, F, V & Z [Arrêt Varembé]
Tram 15 [Arrêt Sismondi)
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë Granit Xhaka pas kualifikimit historik: Tani kemi një qëllim të ri – ta eliminojmë Argjentinën... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë












