E-Diaspora
Elida 19 vjeçe vdes në vijat për këmbësorë, e shkelur nga një pensionist pa leje makine
“Elida po vinte me autobus drejt shtëpisë nga vendi i zanatit, në Migros të Cyrihut. Sapo kishte folur me të ëmën në telefon dhe i kishte thënë se së shpejti do të ishte në shtëpi”. Por ajo nuk arriti kurrë më atje...
Pensionisti 80 vjeçar në fakt nuk kishte fare të drejtë të ngiste veturën. Atij i ishte marrë kohë më parë patentshoferi. Por ai megjithatë kishte në duar timonin mbrëmjen e kobshme për familjen Osmani nga Maqedonia. Në mbrëmjen e të hënës, ish dentisti kishte ngarë veturën e tij në Lenzburg (Aargau) edhe në vendkalimin për këmbësorë (zebra) pa parë nëse aty dikush po e kalonte rrugën, shkruajnë blick.ch. dhe aargauerzetung.ch.
Dhe kjo pakujdesi e tij i ka kushtuar me jetë vajzës 19 vjeçe nga Maqedonia, Elida Osmani, e cila ishte në të drejtën e vet, duke kaluar nëpër vijat e bardha, transmeton albinfo.ch. Ajo ka ndërruar jetë pak më vonë në spital. Elida ka qenë duke ndjekur shkollën e zanatit në Migros.
Familja e Elidës është thellësisht e tronditur nga dhembja. Vetëm kushëriri i vajzës së ndjerë, Bedri Asani ka qenë në gjendje të flasë për tragjedinë. “Elida po vinte me autobus drejt shtëpisë nga vendi i zanatit, në Migros të Cyrihut. Sapo kishte folur me të ëmën në telefon dhe i kishte thënë se së shpejti do të ishte në shtëpi”.
Por ajo nuk arriti kurrë më atje… “Pas një kohe babai i saj ishte vënë në kërkim dhe kishte vënë re se në vendin e pritjes së autobusit kishte makina të shërbimit të shpëtimit. Sigurisht e kishte parandjerë të keqen, përcjell albinfo.ch. Kishte vrapuar te vendi i aksidentit ku e kishte marrë për herë fundit Elidën e tij në krahë.
Ndërsa për shkaktarin e aksidentit, Bedriu thotë: “Ai duhet sigurisht të japë llogari”. Por edhe komuna duhet të bëjë diçka. Ndoshta t`i ndriçojë më mirë vijat e bardha për këmbësorët, në mënyrë që të mos shuhet edhe një jetë e re.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta










