Sport
Embolo si shqiptarët: Edhe ai bën shqiponjën!
I udhëhequr nga Avdijaj, Embolo ka arritur ta bëjë më mirë se dy bashkëlojtarët tjerë dhe duket se argëtohet mirë me këtë veprim. “Duket sikur të kishte marrë leksione plotësuese nga miku i tij i ngushtë nga FC Baseli, Taulant Xhaka”
A do ta “rrezikojë” tash vendin e tij në kombëtaren zvicerane? Talenti i madh i futbollit zviceran me rrënjë afrikane Breel Embolo, “ka bërë shqiponjën” me duar, për t`ia bërë qejfin kolegut të tij të ri në Schalke 04, Donis Avdijaj.
blick.ch shkruan se moda e gjestit të kryqëzimit të duarve, që prodhon shenjën e shqiponjës ka bërë bujë të madhe sidomos në Evropianin 2016 të futbollit, të mbajtur në Francë, transmeton albinfo.ch. Shqiponjat e bëra nga publiku shqiptar pas lojës së Shqipërisë kundër Francës kanë zënë vend në të gjitha faqet e para të gazetave.
Dhe tash edhe Embolo e ka provuar këtë veprim dhe ka pozuar me duar të kryqëzuara në formë shqiponje në hapjen e sezonit të ri të bundesligës me Schalke04, ku ai ka filluar të luajë këtë sezon. Sigurisht, këtë gjest ai e ka bërë bashkë me bashkëlojtarin e tij në këtë klub, talentin po ashtu të shquar, Donis Avdijaj dhe me dy bashkëlojtarë të tjerë, përcjell albinfo.ch. S`do mend, Avdijaj e zotëron këtë “art” më së miri, nënvizon blick.
Ndërsa Embolo ka arritur ta bëjë më mirë se dy bashkëlojtarët tjerë dhe duket se argëtohet mirë me këtë veprim. “Duket sikur të kishte marrë leksione plotësuese nga miku i tij i ngushtë nga FC Baseli, Taulant Xhaka”, ironizon gazeta.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











