Futboll
Emery: Granit Xhaka po ndihet keq dhe ne duhet ta mbështesim
“Nuk kam nevojë për kërkim faljen e tij, sepse e di se ai është shkatërruar”
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, nuk do të përballet me gjobë dhe asnjë veprim tjetër disiplinor nga klubi për gjestet e tij drejt tifozëve në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palace.
Unai Emery e konfirmoi se Xhaka nuk do të luajë kundër Liverpoolit në Anfield dhe raportohet se klubi i ka ofruar lojtarit ndihmë për t’u këshilluar për gjendjen e tij pas incidentit.
Po ashtu, Arsenali është i shqetësuar për gjendjen e tij të brishtë mendore momentale, saqë as nuk po mendon për një veprim disiplinor ndaj tij.
Një burim i brendshëm i klubit e ka konfirmuar se 27-vjeçari nuk është mirë pas sulmeve që i kishte në fushë, por edhe jashtë saj në rrjetet sociale.
Edhe Emery insiston se çështja e kapitenit aktualisht është në vendin e dytë, pasi në rend të parë është mirëqenia mendore e lojtarit.
“Unë fola me Granit të dielën, dhe të hënën përsëri në stërvitje dhe nuk është e lehtë për të”.
“Nuk kam nevojë për kërkim faljen e tij, sepse e di se ai është shkatërruar”.
“Ai është shumë keq dhe ne duhet ta mbështesim”, ka thënë Emery, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv














