“Emi-Imi-Remi”
Te nderuar Miq ju ftoj te merrni pjese ne prezantimin e platformës skenike për spektaklin “Emi-Imi-Remi” vepër e autorit Mahir Mustafa. Platforma prezantohet nga Liri Lushi Drejtor Artistik i spektaklit dhe Mahir Mustafa Autor i veprës. Aktoret qe do te marrin pjesë në ketë inskenim do te jene te zgjedhur nga dy gjeneratat :Fëmijët qe morën pjesën castingun “Me shume se një Ënderr ” dhe të rinjtë të cilët për tre vjet ndoqën mësimin ne studion për teatër ” A.MOISIU”. Veçantia e këtij spektakli te ardhshëm do te jete: Një Muze real me kujtime te migranteve te cilat do te shërbejnë si pikënisje e skenave ku do te trajtohen temat. Këtu do te këtë Foto, objekte te ndryshme, letra , revista , filmime te ndryshme nga video private, tone te incizuara etj. ju ftojmë po ashtu ne grumbullimin e këtyre objekteve. Fëmijët dhe te rinjtë tanë do te kenë mundësin te njohin me nga afër, atë qe njohin vetëm nga tregimet ose nga udhëtimet qe kane bere ne vendelindje.Kjo komedi synon te këtë një sy kritik për te tashmen dhe të hedh po ashtu një shikim ne te ardhmen.Pjesëmarrja juaj ne diskutimin e platformës skenike do te ishte ndihme dhe nder për ne. Ju falënderoj paraprakisht me dëshirën për t’ju përshëndetur ne studio me datën 06.07.2011 ora 17.00 Adresa :Lagerplatz 328400 Winterthur Përshëndetje Liri LushiZentrum für kulturelle Integration A.Moissiwww.lirilushi.comwww.kult-al-moissi.ch
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz














