CH-Ballkani
Shqipëria po përballet me pasojat e emigracionit
Fenomeni i emigracionit ka goditur tregun e punës së vendeve të Europës Juglindore, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
Kjo ka bërë që ky vend të ketë mungesë të punëtorëve të kualifikuar, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për Deutsche Welle, ekspertja Isilda Mara ka thënë se emigracioni po e dëmton edhe Shqipërinë në aspektin e fuqisë punëtore.
“Gjatë 4 vjetëve të fundit shtesa natyrore e popullsisë është përgjysmuar. Sigurisht rënia e fertilitetit në nivelin 1.7 ( nr. i lindjeve për grua) është një faktor që shpjegon rënien. Megjithatë tashmë jo vetëm faktori emigracion, por edhe shtimi natyrore e popullsisë po ndikojnë njëkohësisht në rënien dhe plakjen e popullsisë”, ka thënë Mara.
Mara ka thënë se sektori më i prekur në Shqipëri, që po përballet me mungesë të punëtorëve, është ai i mjekëve dhe infermierëve.
“Këto vende, përfshirë edhe Shqipërinë, për më tepër kanë humbur jo vetëm të rinj, por edhe më të kualifikuarit. Me një normë fertiliteti që ka konverguar në nivelin e 1.57 – krahasuar ajo e vendeve të Europës Perendimore – EU-1.5 – është e vështirë të imagjinosh sesi këto vende mund të rikuperojnë apo gjejnë një zgjidhje afatshkurtër, por edhe afatgjatë për të përmbysur trendin negativ të rritjes së popullsisë”, ka sqaruar ajo.
Ekspertja Mara ka folur edhe për pasojat e këtij fenomeni.
“Pasojat janë sigurisht së pari demografike: plakje dhe tkurrje e popullsisë; pra mungesa e kapitalit human për shkak se të rinjtë dhe ata që janë të kualifikuar kanë emigruar dhe vazhdojnë të emigrojnë. Pasoja tjetër është në zhvillim, për shkak se rritja ekonomike mund të ndikohet negativisht, nëse sektorët në zhvillim dhe ekspansion përballen me sfidën e gjetjes së krahut të punës dhe me kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme”, ka thënë ajo.
Sipas saj, për ta zgjidhur këtë problem, Shqipëria duhet të ofrojë të ardhme më të mirë për të rinjtë për të zbutur emigracionin.
Po ashtu, ajo ka sugjeruar që remitencat që vijnë nga diaspora, të shfrytëzohen për të investuar në vende të reja pune.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike