E-Diaspora
Emigrantët e Zvicrës, të integruar mirë në tregun e punës
Emigrantët janë integruar mirë në Zvicër, sipas një krahasimi ndërkombëtar. Sidomos kur është fjala për tregun e punës. Ndërsa sa u përket normave të varfërisë dhe mundësive të shkollimit për emigrantët ka ende vend për përmirësim.
Këtë studim e hedh në dritë Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Studimi tregon se tri të katërtat e emigrantëve në Zvicër kanë një punë, në krahasim evropian është 62 për qind.
Edhe emigrantët në Zvicër janë duke punuar kryesisht në profesione që përputhen me shkollimin e tyre. Kjo nuk është evidente në mesin e vendeve anëtare të OECD-së. Mesatarisht, 35 për qind e emigrantëve janë mbikualifikuar për punët e që i bëjnë, ndërsa në Zvicër është 17 për qind.
Kjo pasqyrë e suksesit të emigrantëve në profesionin është reflektuar në bazë të studimit edhe në integrimin e mirë të fëmijëve të tyre.
Pozitive janë edhe përvojat relativisht të rralla të diskriminimit: 9 për qind e emigrantëve ndjehen të diskriminuar, ndërsa Evropa është me 17 për qind.
Megjithatë, emigrantët në Zvicër në këtë krahasim ndërkombëtar janë në disanvantazh në shumë aspekte.
Ata janë të prekur më shpesh nga varfëria dhe jetojnë në kushte të pasigurta.
Prona, pothuajse te çdo i katërti emigrant në Zvicër, e cila është në një kontratë qiraje, nuk përmbush standardet e nevojshme.
Mundësitë e shkollimit lënë për të dëshiruar. Kështu, emigrantët e rinj me një fëmijëri të pafavorshme në shtëpi kanë pak shanse të jenë të suksesshëm në shkollë. Vetëm 4 për qind prej tyre kanë sukses në shkollë, ndërsa në të gjitha vendet e OECD-së kjo shifër është 10 për qind.
Përqindja e emigrantëve dhe fëmijët e emigrantëve me një diplomë universitare ose me një tjetër diplomë të shkollës është vetëm gjysma më e lartë sesa e atyre pa një sfond emigrimi.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla













