Bota
Emigrantët kërkojnë nga Evropa të hapë dyert
Pas dy javësh të bllokuar në det dhe goditur nga stuhitë e dimrit, frustrimi po rritet te emigrantët në bord të një anijeje shpëtimi, furnizimet po pakësohen dhe ekuipazhi është rraskapitur, pasi vendet europiane refuzojnë të ofrojnë një port hyrës.
Sea-Watch 3, një anije e drejtuar nga një grup humanitar gjerman, shpëtoi 32 vetë nga një varkë e pasigurt jashtë brigjeve të Libisë më 22 dhjetor, duke përfshirë tre fëmijë të vegjël që vuajnë nga sëmundja e mushkërive dhe katër adoleshentë që udhëtojnë vetëm, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Aktualisht anija është në ujërat detare të Maltës, ndërsa në dëshpërim e sipër, një emigrant kërceu të premten në detin e ftohtë, duke u përpjekur të notonte drejt bregut, por u tërhoq shpejt nga bordi i anijes.
“Ne jemi këtu në këtë anije dhe nuk e kuptojmë se çfarë po ndodh”, tha për Reuters për Bob Kiangala, nga Republika Demokratike e Kongos. “Ne nuk jemi peshq, nuk jemi peshkaqenë, ne jemi qenie njerëzore si të gjithë të tjerët. Kemi bërë këtë kalim, kemi rrezikuar jetët tona për të shkuar në Evropë dhe tani që kemi ardhur, Evropa refuzon dhe nuk e dimë pse”, tha ai.
Një tjetër grup humanitar gjerman, Sea-Eye, është gjithashtu në ujërat jashtë Maltës me 17 vetë të shpëtuar më 29 dhjetor në anijen e saj. Këtë javë gati dy duzina grupe humanitare, përfshirë Amnesty International dhe Organizatën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Migracionin, i bënë thirrje Bashkimit Evropian të ofrojë një port të sigurt për të dy anijet, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Deri në qershor të vitit të kaluar, Italia mori pothuajse të gjithë emigrantët e shpëtuar nga grupet humanitare, por që atëherë ministri i ri i koalicionit populist, Matteo Salvini, i cili udhëheq partinë anti-emigrant të Ligës, ka mbyllur portet për të shpëtuar anijet.
Në një veprim të habitshëm, Zëvendës/Kryeministri Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes 5-Yjet, tha të premten se Italia do t’i mirëpriste gratë dhe fëmijët nëse Malta pranon anijen në portin e saj.
“Malta duhet të lejojë zbritjen e menjëhershme të grave dhe fëmijëve dhe t’i dërgojë ata në Itali”, shkruante Di Maio në Facebook. “Fëmijët nuk duhet të paguajnë çmimin e një Evrope që kthen shpinën kështu që nuk mund ta shohë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












